Burra, gra dhe fëmijë, pamjet e momentit të zbritjes së afganëve në Rinas

schedule00:01 - 28 Gusht, 2021

schedule 00:01 - 28 Gusht, 2021

Mbrëmjen e sotme 95 qytetarë afganë, mes tyre 2 fëmijë zbritën në aeroportin e Rinasit.

Refugjatët u pritën nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Abcnews.al sjell përmes fotove momentet e para të grupit të dytë të afganëve në tokën shqiptare. Ndërkohë që pak pas mesnate pritet që të mbërrijë edhe avioni i tretë.

Mbrëmë pas mesnate në Shqipëri erdhën 121 afganë të cilët janë vendosur në struktura hoteliere mes Durrësit dhe Tiranës.

Këtë të premte ata u vizituan nga kryeministri Edi Rama i cili tha dikur se edhe shqiptarët kanë qenë në pozitën e tyre ndërsa shpërndau disa dhurata për fëmijët afganë.

Në total deri tani kanë ardhur 216 qytetarë afganë. Shqipëria do të strehojë përkohësisht 4000 afganë deri sa të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

db/abcnews.al