Bruksel, Rama takon presidentin e Këshillit Europian, Tusk

schedule20:03 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 20:03 - 4 Dhjetor, 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Bruksel me një axhendë të ngjeshur dyditore dhe me një objektiv të qartë: «Të kërkojë mbështetjen e krerëve të institucioneve kryesore të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian». Ai u takua sot pasdite me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.

Pas këtij takimi, presidenti Tusk shkroi ne Twiter: “Takim i mirë me kryeministrin e Shqiperise Edi Rama, para samitit të Ballkanit Pereëndimor të 17 majit në Sofie. Nevojitet të mbahet ritmi i reformave për sundimin e ligjit, për të avancuar në rrugën drejt BE”. Ndërkohë për takimin ka bërë një postim edhe Kryeministri Rama. “Në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin”, shkruan Rama.
Pas takimit mes tyre, kryeministri Rama dhe presidenti i Keshillit Europian dhane nje deklarate per mediat. i ndjekim

Rama: “Ishte kënaqësi që u takova me Presidentin e Këshillit Europian dhe e falenderova që na dha mundësinë e këtij takimi të gjendurin në një ditë intensive me kryeministren britanike. Gjithashtu duhet t’i shpreh mirënjohjen që është një ndër mbështetësit më të mëdhenj për afrimin e mëtejshme të Ballkanit, por dhe Shqipërisë me BE”.

TUSK :”Ju faleminderit shumë për vizitën tuaj dhe pikësëpari, ju faleminderit për mirëkuptimin, i dashur Kryeministër, i dashur Edi.
Jam vërtet i lumtur t’ju shoh këtu, pasi siç e dini jemi në të njëjtën anë.
Për mua është vërtet e rëndësishme që të jem sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë.
Kjo nënkupton gjithashtu se bashkëpunimi ynë, bisedimet tona sot dhe në të ardhmen ishin mbi bashkëpunimin e ardhshëm dhe të ardhmen evropiane.
Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel. Të jeni i bindur që këtu në Këshillin Evropian mund të jeni të sigurt për mbështetjen dhe përpjekjet tona.
Dua të rikonfirmoj se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave.
Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje evropiane dhe të kësaj ëndërre evropiane”./abcnews.al

 

https://youtu.be/K8pw7KxK-9g

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!