Britania: Rusia duhet të kuptojë se bota është gjithnjë e më e vendosur për të ndihmuar Ukrainën

schedule08:47 - 26 Janar, 2023

schedule 08:47 - 26 Janar, 2023

Autoritetet ruse duhet të kuptojnë se komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më i vendosur për të ndihmuar Ukrainën t’i rezistojë pushtimit të tyre të paligjshëm, tha ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace në një mesazh në Tëitter.

“Është koha që Rusia të kuptojë se komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më i vendosur për të ndihmuar Ukrainën që t’i rezistojë pushtimit të tyre barbar dhe ilegal”, tha ai.

Ëallace mirëpriti gjithashtu vendimin e Gjermanisë për t’iu bashkuar Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Polonisë në dërgimin e tankeve në Ukrainë.

Vendimi për t’i dhënë Ukrainës tanke të prodhimit gjerman u miratua në një mbledhje të qeverisë gjermane më 25 janar.

/abcnews.al