Brexit, detaje nga dokumente të rezervuara

schedule13:12 - 9 Shkurt, 2018

schedule 13:12 - 9 Shkurt, 2018

Nëse laburistët do të ishin në pushtet në Britaninë e Madhe, negociatat për Brexit do të ishin shumë ndryshe. Është ky mesazhi që Xheremi Korbin i ka dhënë Mishel Barnier, në takimin me kryenegociatorin europina në vizitën e tij të fundit në Londës. Në një memorandum të takimit, i cili i është dhënë ambasadorëve të 27 vendeve të Bashkimit europian nga stafi i Barnier, dhe i publikuar nga Daily Telegraph, konfirmohet se lideri laburist i ka thënë në një bisedë private të dërguarit të Brukselit se ka një qëndrim të ndryshëm përballë Brexit, nga ai që shfaq publikisht Korbyn madje është shprehur në mbështetje të qëndrimit të Britanisë së Madhe në unionin doganor, mbi modelin e Turqisë, ndërsa zyrtarisht ai deklaron se vendi duhet të dalë nga ky union. Një qëndrim ky i ish liderit të laburistëve, që cilësohet si qëllimisht i dyfishtë, për të mos humbur mbështetjen e votuesve laburistë që zgjodhën Brexit, si dhe të atyre që votuan kundër. Por sipas zërave brenda partisë, Korbin po përgatitet të ndryshojë dhe qëndrimine  tij publik, brenda pak muajsh. Mediat britanike shkruajnë se ai pret që negociatat  me Bashkimin europian të komplikohen më shumë dhe që qeveria e kryeministres Mej të dobësohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!