Hans-Dieter Flick ka marrë një lajm të keq përpara sfidës çerekfinale kundër Barcelonës në Champions League. “Finalja” e parakohshme do të luhet të premten (14 gusht, pra 21:00) në Lisbonë dhe Alphonso Davies është në dyshim për këtë ndeshje.
19-vjeçari është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni dhe ndodhej në një formë fantastike. Trajneri ka filluar ta aktivizojë si mbrojtës të majtë dhe kanadezi me origjinë nga Liberia është përshtatur për mrekulli në këtë pozicion.
ℹ️ @AlphonsoDavies (adductor problems) did not take part in today’s session as a precautionary measure. pic.twitter.com/sCeMj0Bkxn
— FC Bayern English (@FCBayernEN) August 12, 2020
Para stërvitjes së ditës së sotme ka ndjerë shqetësime muskulore, që e kanë detyruar ta humbasë. Gjendja e tij shqetëson bavarezët dhe aktivizimi ndaj ekipit katalanas është në dyshim, edhe pse mediat gjermane janë optimiste dhe besojnë se Davies do ia dalë të rikuperohet në momentet e fundit. /abcnews.al