Bota në një javë përmes fotove

schedule11:12 - 11 Mars, 2023

schedule 11:12 - 11 Mars, 2023

Kanë qenë të shumta ngjarjet që kanë ndodhur brenda një jave në botë, duke filluar nga sulmet e vazhdueshme në Ukrainë, protestat në Gjeorgji e deri tek pamjet nga përplasja e policisë në Greqi me qytetarët pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 57 persona.

Më poshtë po ju sjellim disa nga momentet kyçe të kësaj jave.

Tbilisi, Gjeorgji

Protestuesit ngrenë një barrierë gjatë protestave për ligjin e “agjentit të huaj”. Disa mijëra protestues mbushën rrugët në Tbilisi gjatë javës, për t’u rebeluar ndaj ligjit të stilit rus, që nisi të diskutohej për t’u miratuar në parlament.

Në bazë të draftit, grupet joqeveritare dhe mediat që marrin mbi 20% të financimeve nga jashtë do të quheshin “agjentë të huaj influence”. Pas protestave, qeveria u tërhoq.

Tërmeti në Itali, mbyllen shkollat

Shkollat ​​në rajonin e Perugias, në Italinë qendrore, do të qëndrojnë të mbyllura si masë paraprake. Vendimi është marrë pas tërmeteve të regjistruara në rajonin e Umbria.

Një tërmet goditi Umbrian rreth orës 16:05 me magnitudë 4.6 ballë. Dy pasgoditje u regjistruan në mbrëmje brenda pesë minutave, e para, në orën 20:08, ishte me magnitudë 4.6, e dyta, në orën 20:13, kishte një magnitudë provizore midis 3.7 dhe 4.2.

Jenin, West Bank

Trupat palestineze u përplasën me ato izraelite, për të marrë West Bank. Në këtë përplasje, u vranë 6 palestinezë dhe u lënduan 11 anëtarë të ushtrisë izraelite.

Kiev, Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, morën  pjesë në një shërbim përkujtimor për Dmytro Kotsiubailo, ish-vullnetar, ushtarak dhe hero i Ukrainës, i cili u vra në një luftë kundër trupave ruse në vijën e parë në Bakhmut.

Athinë, Greqi

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë ashpërsuar ndjeshëm. Qytetarët grekë po protestojnë për përplasjen e dy trenave, aksident që solli vdekjen e 57 personave.

Mexico

Një grua pikturon një grafiti gjatë protestave kundër dhunës me bazë gjinore, të zhvilluar më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kreminna, Ukrainë

Një raketë MSLR BM-21 Grad lëshohet në ajër për t’u vetëmbrojtur nga sulmet ruse, të pozicionuara në vijën e parë pranë Kreminna-s.

Hatay, Turqi

Një grua qëndron mes ndërtesave të shembura nga tërmeti, një muaj pas tragjedisë që goditi kufirin turko-sirian, duke shkaktuar mbi 50,000 viktima, raporton abcnews.al.

Bakhmut, Ukrainë

Mjekët luftarakë ukrainas evakuojnë një ushtarak të plagosur nga vija e frontit pranë Bakhmut. Ushtarët ukrainas po goditen nga tre anët nga forcat ruse që po përpiqen të pushtojnë Bakhmut, qytet në rajonin lindor të Donetskut.

Steccato di Cutro, Itali

Laila Temori, nga Kunduz, por me banim në Gjermani, kërkon eshtrat e të afërmve të saj në mbetjet e një varke. Ajo humbi të gjithë familjen e vëllait të saj, duke përfshirë tre fëmijë, në anijen e mbytur.

Përpos nipit të saj 18 muajsh, asnjë nga familja nuk është gjetur. Deri më tani, të paktën 63 emigrantë janë raportuar të vdekur pas mbytjes së anijes në brigjet e Kalabrisë, raporton abcnews.al.

Bakhmut, Ukrainë

Një ushtar ukrainas fshihet pas një llogoreje, pas granatimeve të shumta të vijës së parë në frontin e Bakhmut. Shtytja ruse që synonte të merrte Bakhmut-in nisi në korrik dhe u intensifikua në vjeshtë pasi Moska mobilizoi mijëra trupa të tjera.

Tbilisi, Gjeorgji

Policia përballet me protestuesit në kryeqytet. Policia gjeorgjiane qëlloi me ujë dhe gaz lotsjellës në mijëra protestues, duke i detyruar ata të shpërndaheshin, pas protestës kundër ligjit për “agjentët e huaj”, i cili lidhet me legjislacionin rus.

Meopham, Angli

Zogjtë kërkojnë ushqim në një fushë të mbuluar me dëborë në Meopham, duke treguar qartë kushtet e motit në zona të ndryshme të Britanisë.

Jeruzalem

Burrat ortodoksë duke festuar Purim, në lagjen “Mea Shearim” në Jeruzalem. Festa hebraike shënon shpëtimin e hebrenjve nga gjenocidi në Persinë e lashtë.

Kharkiv, Ukrainë

Vendasit mblidhen rreth një krateri pasi një raketë goditi lagjen Pisochyn jashtë Kharkiv. Rusia lëshoi gjashtë raketa hipersonike që të shmangte mbrojtjen ajrore në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ngjarje që shënoi edhe numrin më të madh të lëshimit të raketave në Ukrainë, në tre javët e fundit.

/abcnews.al