“Bota e përsosur falë dashurisë njerëzore për jetën”: Suzana Turku rrëfen si u realizua kënga që preku shqiptarët

schedule16:46 - 31 Mars, 2020

schedule 16:46 - 31 Mars, 2020

50 artistë shqiptarë janë bërë bashkë me një video-mesazh të rëndësishëm në këtë kohë pandemie.

Artistët u mblodhën bashkë duke sjellë në një mënyrë origjinale këngën e famshme “Shqipëri o vendi im”, një tekst i Hysni Milloshit, i orkestruar nga Avni Mula.

Nën organizimin e Suzana Turkut dhe pjesëmarrjen e Inva Mulës, Kastriot Tushës, Vikena Kamenicës, etj., artistët sollën këngën në kushtet e distancimit social ku secili u bë i pranishëm përmes celularit nga shtëpia e tij.

Dirigjentja Suzana Turku në një lidhje me “ABC News” ka treguar për gazetarin Endri Xhafo detaje të video-mesazhit, “Shqipëri o vendi im”, sa prekës aq edhe frymëzues.

“Bota e përsosur falë dashurisë njerëzore për jetën”,  është edhe mesazhi i artistëve të mirënjohur.

Këtë këngë të prezantuar për herë të parë në “ABC News”, Suzana Turku e ka cilësuar kolosale. Gjithashtu ajo shprehu edhe një falënderim për të gjithë artistët që iu përgjigjën kërkesës për të realizuar videon.

“Në periudha të rëndësishme të historisë, në periudha problematike që kalon njerëzimi gjithmonë kanë qenë artistët që japin mesazhe të forta.

Në këtë periudhë duke parë se çfarë ndodh në të gjithë botën, e cila është një luftë me një armik të padukshëm, mendova që edhe në mund të bëjmë diçka. Ideja ishte për të gjetur një këngë, për tu bërë një himn në këtë situatë.  

Mendova për këngën e Avni Mulës edhe pse e kam pasur gjithmonë idenë për ti dhënë përmasat që meritonte kësaj këngë.

Ne të gjithë jemi të izoluar. Në fillim kontaktova me Klodian Qafokun i cili pranoi ta realizonim”, tha Turku.

Më tej theksoi se për të arritur këtë produksion është bërë një punë kolosale nga artistët e mirënjohur.

Ajo theksoi se java e parë për të ishte stresuese. Deri në momentin që e pranuan këtë mënyrë jetesë, atëherë punuan edhe mbi krijimin e kësaj ideje.

“Besoj që me këtë ide kemi punuar gati një jave. Për të arritur realizimin e këtij produksioni është bërë një punë kolosale”, u shpreh ajo. Sa më shumë të ruajmë veten shoqërinë, është një vlerësim maksimal për mjekët, vullnetarët.

Besoj se ne të gjithë do t’ja dalim së bashku. Të gjithë ata pjesëmarrës në këtë produksion janë të gjithë të mëdhenj dhe në këtë situatë të vështirë kanë dhënë një kontribut të madh me një shpirt dhe një emocion të lartë”, u shpreh Turku.

Më tej theksoi se për të arritur këtë produksion është bërë një punë kolosale nga artistët e mirënjohur.

Piano

Ardita Bufaj

Artistët e njohur shqiptar

Inva Mula

Xhieldo Hyseni

Vikena Kamenica

Etleva Shemai

Irida Dragoti

Katriot Tusha

Soleni Alla

Armaldo Kllogjeri

Blerta Zhegu

Ramona Tullumani

Ardita Meni

Klodjan Kaçani

Ulpjana Aliaj

Instrumentistët e Orkestrës së Radios

Violinë

Edlira Shkurti

Elona Islamaj

Lorin Lepuri

Nevila Dergjini

Alma Shelaj

Lirza Zaloshnja

Alma Seferasi

Era Canaj

Drini Kabo

Viola

Vjola Baholli

Alban Meneri

Violonçelë

Gëzim Bejlegu

Blerina Durmishaj

Kontrabas

Artur Stafanasi

Flaut

Jonela Golemi

Klarinetë

Hysen Hoti

Fagot

Lisen Malaj

Korno

Briken Burgjia

Shemshedin Vendresha

Trompë

Gazmor Halilaj

Reinald Foçi

Trombon

Dorian Llanga

Ismet Keta

Ilir Vorpsi

Perkusion

Gridi Kraja

Klodian Qafoku – realizoi orkestracionin e këngës dhe montimin muzikor

Les Likita- mjeshtri i produksionit të videos.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!