Shtetet e Bashkuar të Amerikës do të dërgojnë më shumë ushtarë dhe anije luftarake drejt Lindjes së Mesme. Sekretari Amerikan I Luftës Pete Hegseth miratoi këtë të premte kërkesën Komandës Qendrore Amerikane për dërgimin e përforcimeve ushtarake në Lindjen e Mesme në operacionet kundër Iranit.
Wall Street Jorunal raporton se 5 mijë trupa ushtarak Amerikan do të udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme të ndarë në disa luftë anije ku mes tyre edhe anija amfibe Us Tripoli e cila raportohet se është nisur tashmë nga Japonia.
Grupi Amfib I gatishmërisë përfshin një batalion zbarkimi me rreth 1100 marinsa dhe marinarë të aftë për të kryer operacione tokësore.
Dislokimi i këtyre forcave vjen në një moment kur tensionet dhe përplasjet ushtarake në rajon janë përshkallëzuar, ndërsa SHBA po përpiqet të forcojë praninë e saj ushtarake për t’iu përgjigjur sulmeve dhe kërcënimeve nga Irani në Lindjen e Mesme.
Krahas dërgimit të më shumë ushtarëve, Shtetet e Bashkuara kërkojnë bashkëpunim me qytetarët Iranianë për kokën e Mojtaba Khameneit, lideri të ri supreme të Iranit I cili mori detyrën pas vrasjes së babait të tij Ajatollah Ali Khamenei nga sulmet e përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të premten një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion në lidhje me vendndodhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei. Programi ‘Shpërblime për Drejtësi’ I Shteteve te Bashkuara ka ofruar më parë shpërblime për terroristë si ish-udhëheqësit e al-Kaedës, Osama bin Laden dhe Ayman al-Zawahiri.
Sekretari Amerikan i Luftës Pete Hegseth ka deklaruar se Mojtaba Khamenei është plagosur rende nga sulmet Amerikano – Izraelite
/abcnews.al/


