Pak pikë, por shumë emocione në çerekfinalen e dytë të Konferencës së Lindjes mes Boston Sëlltiks dhe Nju Jork Niks. Rekordmenët e titujve në NBA zhgënjyen sërish parashikimet, duke u mundur sërish në tempullin e tyre “TD Garden” me vetëm një pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 91-90.
Fati i ndeshjes u vendos vetëm 12 sekonda nga sirena, falë dy gjuatjeve të lira të Xhalen Branson, që shpëtoi veten nga një paraqitje nën mesatare, të mbyllur me vetëm 17 pikë.
Por boshllëkun e lënë nga ylli i Nju Jork Niks, e mbushën Xhosh Hart dhe Karl-Entoni Tauns, si shënuesit më të mirë të ndeshjes. I pari realizoi 23 pikë, ndërsa tjetri mbylli sfidën me dy shifra dopjo, 21 pikë dhe 17 topa të kapur në tabelë.
Nga ana tjetër, pa Xhejzën Tatëm, I vetëm Xhejlën Braun nuk arriti të evitojë humbjen e Boston Sëlltiks, që duhet të përmbysin dizavantazhin 2-0 në serinë e përgjitshme. Një mision i vështirë, pasi Niks do të luajnë në shtëpinë e tyre “Madison Square Garden” dy sfidat e radhës çerekfinale.
Është kthyer barazpesha në çerekfinalen e Perëndimit mes Oklahoma dhe Denver, me “Thunder” që fituan me rezultatin e thellë 149-106 sfidën e dytë.
Diferenca e madhe tregon dominimin e vendasve, falë ndeshjes së madhe të Shej Xhilxhous-Aleksandër.
34 pikë, 8 asist dhe 4 ribaund për basketbollistin kanadez, që la në hije dy yjet e Denver, Rasëll Uestbruk dhe Nikola Jokiç.
Të dy shënuan së bashku 36 pikë, shumë pak për të evituar disfatën e Naxhets.
Me barazimin 1-1 në serinë e përgjithshme, tani çerekfinalet spostohen në Denver, ku vendasit do të kenë favorin fushë.