Bosi i mafias siciliane Matteo Messina Denaro, i cili dikur tha se kishte vrarë aq shumë persona sa për të mbushur një varrezë të tërë, u varros sot në qytetin e tij të lindjes, Castelvetrano në Siçili, në prani të pak anëtarëve të familjes që u lejuan të merrnin pjesë në varrim.
Messina Denaro u arrestua në janar të këtij viti pas tre dekadash në arrati nga policia dhe vdiq të hënën nga një sëmundje e rëndë në një spital dhe mori me vete në varr të gjitha sekretet e mëdha të së shkuarës së tij mafioze.
Arkivoli i tij, i shoqëruar nga policia, u transportua gjatë natës dhe hyri në varreza nga një rrugë dytësore, duke anashkaluar zonat e banuara për të shmangur zemërimin nga qytetarët.
/abcnews.al