Borxhet e bashkive rriten me 453.7 milionë gjatë këtij viti

schedule17:04 - 22 Shtator, 2022

schedule 17:04 - 22 Shtator, 2022

Nga Erblina Mile

Institucionet vendore vijojnë të shtojnë borxhet. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti detyrimet e prapambetura  të bashkive janë mbi 7 miliardë lekë nga  6.6 miliardë që rezultonin në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të publikuara nga ministria e financave rezulton se vetëm gjatë periudhës janar-qershor vendorët kanë shtuar borxhet me 453 milionë lekë. Kryeqyteti ka borxhin më të madh dhe bashkia e Tiranës ka rreth 1.4 miliardë lekë detyrime të prapambetura por kjo nuk ka krijuar vështirësi për shkak se edhe të ardhurat janë të larta. Dy prej bashkive që janë në vështirësi serioze dhe në rrezik falimenti  sipas të dhënave përcaktohen Kavaja dhe Vora përkatësisht me 755.4 milion 515.6 milion.

Të gjitha bashkitë në vend kanë probleme financiare për shkak të borxheve të krijuara ndër vite ndërsa qeveria po përgatitet  për të emëruar një administrator për të përmirësuar gjendjen financiare. Vora dhe Kavaja janë dy bashkitë që kanë gjendjen më të rëndë financiare.

Ndërkohë sipas ministrive listën me detyrimet më të mëdha të prapambetura  e kryeson ministria e infrastrukturës e ndjekur nga ministria e mbrojtjes dhe ajo e financës. Infrastruktura rezulton se ka mbi 4 miliardë lekë borxhe të krijuara nga mospagesa në kohë e investime dhe largimet e padrejta nga puna. Ndërkohë ministria e mbrojtjes rezulton me një borxh prej 1.1miliardë lekësh. /abcnews.al/