Borë në Dardhë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes kur të lëvizni në këtë zonë

schedule11:49 - 29 Nëntor, 2021

schedule 11:49 - 29 Nëntor, 2021

Reshjet e borës kanë nisur në disa zona të vendit tonë, duke sjellë vështirësi në disa akse.

Dardha është një ndër zonat që ka nisur dhe problemet në qarkullim për shkak të reshjeve të para të borës për këtë viti.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e rrugëve në këtë zonë dhe ka bërë apel shoferëve që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë shenjat e qarkullimit.

“📍Borë në Dardhë 🌨

🚜Mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës🛣

Qarkullimi kryhet pa probleme ✅

⚠️Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë “, shkruan ARRSH./abcnews.al