Borë e ngrica, probleme qarkullimi në juglindje

schedule13:14 - 6 Shkurt, 2020

schedule 13:14 - 6 Shkurt, 2020

Ngricat dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë dy ditët e fundit kanë sjellë dhe problemet e para në lëvizjen e lirë ne disa qarqe.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se si pasojë e motit të keq është paralizuar juglindja.

Situata e rënduar sipas informacioneve raportohet në segmentin rrugor Korçë-Dardhë, ku ka probleme në qarkullimin e automjeteve.

 

Ndërkohë deri më tani nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugëve duke bërë që turistët të bllokohen në rrugë.

Gjithashtu si pasojë  motit të keq situata problematike paraqitet edhe ne Lekas dhe Shtylle./abcnews.al