Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e karburanteve.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 mbetet 185 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë 173 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar jo më shumë se 173 lekë për litër, ndërsa në shumicë jo më shumë se 161 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku priten rishikime në varësi të zhvillimeve të tregut ndërkombëtar të naftës.
Bordi ka rikujtuar operatorët e tregut të karburanteve për detyrimin e zbatimit të vendimeve të tij, duke paralajmëruar masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit në rast shkeljesh.
Institucionet shtetërore, përfshirë Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë deklaruar angazhimin e tyre për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të rregulluar dhe konkurrues në sektorin e karburanteve.


