Bora Zemani dhe Donald Veshaj përfshihen në një “luftë” virtuale pas ndarjes

schedule07:47 - 30 Korrik, 2021

schedule 07:47 - 30 Korrik, 2021

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë ndër më të përfolurit në mediat rozë për shkak të historisë së tyre të dashurisë. Moderatorja dhe aktori i kanë dhënë fund lidhjes por së fundmi ata janë përfshirë në një “luftë” virtuale me njëri-tjetrin.

Bora publikoi një foto në Instagram, të cilën e shoqëroi me një mbishkrim në gjuhën angleze, dhe të gjithë e morën si një thumb ndaj ish partnerit. “Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”, shkruhej në postimin e  saj.

Nuk vonoi shumë dhe Donaldi publikoi një video në profilin e tij, të cilën e shoqëroi me disa fjalë duke nënkuptuar se i referoheshin moderatores. “Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotsa anglisht. Të interesuarit në dm ose Wp”, shkroi ai.

Pak javë më parë, aktori tërhoqi vëmendjen me një deklaratë ku tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, duke mos i dhënë rëndësi lidhjes me Borën.  Bora reagoi me një thënie në anglisht, ku shkruhej: “Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”, e cila u pa si një përgjigje direkte ndaj tij. /abcnews.al