Bolton: SHBA nuk do të ndërhyjë në çështjen e territorit mes Serbisë dhe Kosovës

schedule18:44 - 24 Gusht, 2018

schedule 18:44 - 24 Gusht, 2018

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, konfirmoi se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. “Nuk i përket SHBA-ve të ndërhyjnë në çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Bolton sipas asaj që raporton Reuters. Këtë deklaratë, këshilltari i Trump e bëri në një konferencë për shtyp në Kiev pas një takimi me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç kanë hedhur ide të ndryshme për përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Por aleatët ndërkombëtarë kanë kundërshtuar propozimin për ndarjen e re të kufirit në bazë të etnisë./abcnews.al