Bojkoti i Superiores, Fidel Ylli: Mos humbni kohë, vetëm tavolina i zgjidh problemet

schedule13:31 - 15 Tetor, 2020

schedule 13:31 - 15 Tetor, 2020

Fidel Ylli i është rikthyer problematikave të sportit në parlament dhe ka një mesazh për Ligën Profesioniste të Futbollit dhe FSHF-në, që të ulen e të diskutojnë për zgjidhjen e problemeve që kanë dhe të mbyllin bojkotin e futbollit. Normalisht gjatë fjalës së tij Ylli nuk ngurroi të bënte edhe politike e të kujtonte se partia në pushtet ka bërë shumë për sportin, edhe pse në lidhje me Ligjin e Sponsorizimit ka pakënaqësi.

“Sporti ka shqiptar ka 30 vite që vuan, sepse qeveritë e ka në parë si thelë përmbi bisht. Qeveria Rama ka investuar për sportin sa në 100 vjet shtet shqiptar. 31 milion euro janë dhënë për infrastrukturë sportive: stadiumet, Tirana Olimpik Park, Qendra Olimpike e Korçës, 64 palestra sportive.

A mund të thotë ndonjëri nga ju që jam i kënaqur me kaq? Jo, nuk jam i kënaqur, por kjo tregon se qeveria e ka futur sportin në prioritet. E ka aset të çmuar në duart e qytetarëve shqiptarë. Kryeministri ka thënë do të investojmë në sport, që të ulim shpenzimet në shëndetësi, sepse nuk duhet të përhapet obeziteti në shoqëri, nga alkooli, droga. Këto janë nisma.

 

Kemi një nismë që të gjithë mallrat sportive që vijnë nga importi të mos doganohen. Është një lehtësi e madhe dhe për futbollin se materialet që dërgohen nga FIFA dhe UEFA të hyjnë në territorin tonë pa doganë. Kemi ligjin  6% TVSH, por kam propozuar që do ta bëjmë dhe për privatët, jo vetëm për klubet. Nuk mund t’i kërkojmë qeverisë të bëjë stadiume, por dhe privati të ketë mundësi të bëjë në tokën e tij një palestër, pishinë, fushë basketbolli, apo stadium.

Më vjen mirë që dhe deputetë të tjerë po flasin për sportin. Sporti nuk është një garë, një kompeticion, është cilësi jete, duhet ta kemi në prioritetet tona. Prandaj qeveria ka marrë disa nisma, që nuk kanë përfunduar. Kemi bërë një Ligj për Sponsorizimin, që jam i pakënaqur dhe sot pas një muaji. Është kërkuar nga Liga dhe FSHF që të ulemi të flasim për Ligjin e Sponsorizimit, faljen e kamatave e disa kërkesa të tjera. Këto janë gjëra të zgjidhshme.

U kam thënë që në fillim se këto nuk bëhen me presione dhe bojkote. Tavolina i zgjidh problemet, por mos humbni kohë se prapë do të vini tek unë dhe ministrja e Financave që ne të arrijmë në zgjidhjen e këtyre problemeve. Dhe pas një muaji bojkot, pas parlamentit, me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, me ministren e Financave do të ulemi që ne të zgjidhim problemet e sportit.

Duke zgjidhur problemet e futbollit, zgjidhim dhe problemet e federatave të tjera. Në Europë nuk kemi vajtur me politikat tona. Nuk kemi vajtur as me ekonomi, as me ndonjë fushë tjetër, por me sport në Europë. Sepse kemi sportistë kampionë Europe, kampionë bote”, tha Ylli gjatë seancës së sotme në Parlament. /abcnews.al