Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Bojkoti i opozitës, si formë e presionit politik”/ Kosova në zgjedhje, Rexhaj: Skena politike do pastrohet

schedule20:17 - 29 Prill, 2026

schedule 20:17 - 29 Prill, 2026

Analisti Albatros Rexhaj thotë se bojkoti i opozitës në kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit, është një formë e presionit politik që ka bërë ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhaj u shpreh se edhe zgjedhjet që do të mbahen brenda 45 ditëve, nuk do japin zgjidhje, dhe sipas tij, mund të ketë sërish zgjedhje parlamentare në fund të vitit.

Rexhaj shtoi se me këto zgjedhje të reja, skena politike do pastrohet.



“Elektorati në Kosovë është mësuar me këto gjëra, ky epilog ishte i pritshëm. Logjika politike është e thjeshtë. Ti duhet ta marrësh shumicën dhe qeveris në vend. Për shkak të disa interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat nuk janë më të mirat, është betonuar bojokti, si formë e presionit politik. Presidenti zgjidhet në raundin e tretë, ama duhet të votohet. Gjykata Kushtetuese e ka krijuar këtë precedentin, duke mos marrë pjesë në votim, e bllokon procesin. Është krijuar ky komplikimi. Kjo do krijojë një situatë, skena politike do pastrohet.

Unë kam mendimin se nuk do jemi vetëm me këto zgjedhje, do kemi zgjedhje edhe në fund të vitit. Këto zgjedhje nuk do të zgjidhin asgjë. Skena politike do ndahet në dy blloqe, kush është me Albinin  dhe kush është kundër Albinit. Opozi9ta nuk ka qenë e interesuar për zgjidhje. Kanë menduar se po të shkojnë në zgjedhje, Kurti do marrë më pak vota. Është e kundërta. Në Kosovë, nuk votohet për ideologji, votohet kush është i korruptuar dhe kush nuk është i korruptuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!