Bllokohen dy kamionë me drogë në Kapshticë

schedule21:58 - 13 February, 2019

schedule21:58 - 13 February, 2019

Një sasi e madhe kanabis është sekuestruar mbrëmjen e sotme në Kapshticë. Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamione lëndë narkotike gjatë skanimit dhe kontrollit me qen antidrogë.

Mësohet se droga ishte futur në disa thasë. Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve të cilët janë Zija Hidri dhe Ardian Sako. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë që janë të përfshirë në këtë trafik droge./abcnews.al