Bllokohen 47 kg kanabis në Kapshticë

schedule21:04 - 13 Prill, 2018

schedule 21:04 - 13 Prill, 2018

47 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan në një automjet, teksa po kalonte në Kapshticë. Sipas burimeve policore, automjeti ku ishte fshehur droga ka kaluar fillimisht kontrollin në sportelin e përpunimit të dokumentacionit.

Më tej, kur është ushtruar kontroll në mjet, policia kufitare ka gjetur edhe sasinë e drogës. Personat që ndodheshin në makinë janë ndaluar, por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre./abcnews.al