Blinken takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez  

schedule14:38 - 30 Nëntor, 2023

schedule 14:38 - 30 Nëntor, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas në Ramallah, Bregu Perëndimor, të enjten.

Kjo është vizita e dytë e kryediplomatit amerikan në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas dhe vjen në mes të përshkallëzimit të dhunës së kolonëve izraelitë pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Më herët të enjten, Blinken u takua në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e luftës, vetëm disa orë pas zgjatjes së armëpushimit me Hamasin.

Blinken “ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga dhuna terroriste në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar dhe i kërkoi Izraelit të marrë çdo masë të mundshme për të shmangur lëndimin e civilëve”.

“Sekretari Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuar ndaj hapave për krijimin e një shteti palestinez që jeton në paqe, liri dhe siguri së bashku me Izraelin”, tha zëdhënësi Matt Miller.

Blinken u takua gjithashtu me presidentin izraelit Isaac Herzog në Tel Aviv të enjten.

/abcnews.al