BKH nis punën nga java e ardhshme, SHBA-BE: Krenarë t’i mbështesim 28 hetuesit e sapoemëruar

schedule12:25 - 7 Maj, 2021

schedule 12:25 - 7 Maj, 2021

28 kandidatët për hetues kanë përfunduar me sukses muajin  e parë të trajnimit bazë dhe duke filluar nga java tjetër do të emërohen zyrtarisht si hetues të BKH-së.

Lexo edhe: “Javën tjetër, zyrtarisht në BKH”, SPAK: Përfundon trajnimi i 28 hetuesve të “FBI-së shqiptare

Në reagim ka ardhur nga Ambasada Amerikane në Tiranë e cila mbështet 28 hetuesit e BKH-së. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” bën me dije se presinqë këta individë të ndihmojnë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.

Reagimi:

“Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Gjithashtu Yuri Kim, ndërsa ka shpërndarë në rrjetin social “Twitter” statusin e Ambasadës së SHBA në mbështetje të 28 kandidatëve, është shprehur se Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por hap pas hapi ka ecur përpara.

Gjithashtu Kim thotë se SHBA është në mbështetje të Shqipërisë dhe se çdo hap përpara, sjell më afër rrugën drejt BE-së.

Gjithashtu edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, ka uruar 28 hetuesit e BKH-së pasi kaluan me sukses rekrutimin fillestar.

/abcnews.al/