Bizneset nuk kanë interes për kredi, ulen 20%

schedule17:00 - 5 Prill, 2021

schedule 17:00 - 5 Prill, 2021

Nga Erblina Mile

Biznesi  vijon të vuajë efektet e pandemisë dhe të jetë i mbërthyer nga kriza.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për 2 muajt e parë të këtij viti mbetet shumë e ngadaltë fakt ky që tregon se shumë sipërmarrje nuk kanë pasur mundësi që të marrin hua për të shtuar investimet.

Gjatë periudhës janar-shkurt sistemi bankar në vend ka dhënë 25.8 miliard lekë hua ose 209,4 milion euro i cili rezulton të jetë niveli më i ulët i 5 viteve të fundit.

Kreditimi në 2 muajt e parë të këtij viti rezulton se ka pësuar një ulje me rreth 20 % edhe nëse e krahasojmë me vitin 2019.

Sipërmarrjet private rezultojnë se kanë  marrë vetëm 15.8 miliard lekë ose 128 milion euro  ndërsa sektorët me uljen më të madhe janë transporti, tregtia dhe bujqësia që gjithashtu janë sektorët më të dëmtuar nga pandemia  gjatë vitit 2020.

Ndërkohë për individët niveli i kreditimit nuk ka ndryshuar dhe peshën kryesore vijon ta  mbajë huaja për blerjen e shtëpive. Por pavarësisht kësaj tendence pritshmëritë e sistemit bankar dhe të Bankës së Shqipërisë janë optimiste për muajt në vijim. Pritshmëritë janë për një rimëkëmbje të shpejte të sektorëve që lidhen me turizmin si transporti apo tregtia.Gjithçka pritet të varet edhe nga procesi  i vaksinimit i cili do të rrisë konsumin e qytetarëve dhe si rrjedhojë edhe investimet e sipërmarrjeve. /abcnews.al