Bisedimet kthehen në rrugën e duhur, Sergio Ramos zgjidh të ardhmen e tij

schedule21:37 - 4 Korrik, 2021

schedule 21:37 - 4 Korrik, 2021

Ditën e djeshme u raportua për një mosmarrëveshje mes Sergio Ramos dhe PSG në tratativat mes tyre për transferimin e mbrojtësit në kryeqytetin e Francës.

Dita e sotme ka qenë shumë intensive në bisedime dhe duket se më në fund është gjetur gjuha e përbashkët dhe kjo lëvizje është rikthyer në shinat e duhura.

Le Parisien në Francë bën me dije se palët kanë arritur akordin dhe brenda pak ditësh do bëhet zyrtare gjithçka. /abcnews.al