Birraria e famshme në Berlin hap dyert për të pastrehët

schedule10:36 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 10:36 - 19 Dhjetor, 2020

E mbyllur për shkak të pandemisë, një nga birraritë më të famshme në Berlin i fron tashmë vakte të ngrohta të pastrehëve. Në Gjermani më shumë se 650 mijë persona nuk kanë një shtëpi dhe 50 mijë prej tyre flenë në rrugë.

Është një birrari tipike bavareze në qendër të Berlinit, shumë e famshme, e cila normalisht do të ishte e mbipopulluar nga njerëzit, sidomos në këtë periudhë festash. Emergjenca shëndetësore e Covid 19 ka lënë gotat bosh dhe lokali ka vendosur të transformojë hapësirat e tij duke e vënë në shërbim të të pastrehëve.

Birraria ka një strukturë që lejon distancimin soCial. Këtu çdo ditë nga ora 10 deri në 16, ata që kanë nevojë mund të marrin një vakt ushqimor të paguar nga shteti, në një vend të ngrohtë që i ofrohet nga lokali. Menaxheri i tij shton se ka dhe libra për të lexuar dhe në të njëjtën kohë ka dhe një shërbim social për të dëgjuar dhe këshilluar.

Më shumë se 650 mijë persona në Gjermani nuk kanë një shtëpi. Nga këta vlerësohet se rreth 50 mijë persona flenë në rrugë, vetëm dy mijë në Berlin. Vende të mbyllura si këto janë një ndihmë për autoritetet vendore, të cilat në një situatë pandemie e kanë të vështirë të gjejnë hapësira që të mund të strehojnë si duhet njerëzit në vështirësi dhe të njëjtën kohë të garantojnë respektimin e normave anti covid.

Gjermania e cila në 16 dhjetor mbylli çdo gjë deri në 10 janar, aktivitete tregtare dhe shkolla, shënon ende rritje të rasteve. 24 orët e fundit u shënuan mbi 33 mijë infektime të reja dhe 813 viktima./abcnews.al