Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake gjermane

schedule11:08 - 11 Gusht, 2026

schedule 11:08 - 11 Gusht, 2026

Dy dronë u konstatuan mbi një bazë ushtarake në perëndim të Gjermanisë, vetëm pak ditë pasi një pajisje eksplozive u gjet në aeroportin e Lajpcigut.

Forcat e armatosura gjermane konfirmuan se dronët u vunë re mbrëmjen e së enjtes në bazën Mechernich, në afërsi të qytetit të Bonit, ku ndodhen përbërës të sistemeve amerikane të mbrojtjes “Patriot”.

Një zëdhënës i komandës së përgjithshme deklaroi se policia ushtarake u dërgua në vendin e ngjarjes, përpara se çështja t’i kalonte në dorëzim policisë lokale.



Bëhet fjalë për shembullin më të fundit të dronëve që gjenden në afërsi të bazave apo aeroporteve në vendet evropiane që mbështesin Ukrainën në luftën me Rusinë, mbi të cilën bien edhe dyshimet. Vetë Moska ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje.

Ministri gjerman i Brendshëm, Alexander Dobrindt, tha të dielën për gazetën “Bild” se Gjermania është kthyer në një objektiv të rregullt të sulmeve me qëllim destabilizimin.

“Ne nuk jemi në luftë, por jemi kthyer në objektiv të përditshëm të një lufte hibride”, deklaroi Dobrindt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!