Binjaket izrealite me kokë të bashkuar, shikojnë për herë të parë fytyrën e njëra-tjetrës

schedule16:23 - 6 Shtator, 2021

schedule 16:23 - 6 Shtator, 2021

Dy binjakë siamezë njëvjeçarë, të lindur  të ngjitur më në fund kanë arritur që të shikojnë fytyrat e njëra-tjetrës, pasi iu nënshtruan një operacioni të rrallë ndarjeje në Izrael.

Operacioni, i cili zgjati 12 orë në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin e Beersheba, kërkoi muaj përgatitje dhe përfshiu transplantet e kokës për të dyja vajzat binjake, duke përfshirë dhjetëra ekspertë, përfshirë ata të huaj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është operacioni i parë i kryer në Izrael dhe fatmirësisht përfundoi me sukses.

Ndër të tjera bëhet me dije se në kokat e foshnjave është vendosur silikon për të zgjeruar në mënyrë periodike lëkurën e kokës të përdorur më vonë për të mbuluar kokën e vajzave pas rindërtimit të kafkave të tyre përkatëse./abcnews.al