Bilanci i platformës së bashkëqeverisjes

schedule15:28 - 3 Gusht, 2018

schedule 15:28 - 3 Gusht, 2018

Mbi 13 mijë ankesa janë zgjidhur. 440 zyrtarë janë ndëshkuar si pasojë e mospërpërgjigjes ndaj qytetarëve. Të dhëna janë publikuar në raportin 10 mujor të platformës së bashkëqeverisjes.

Rreth 13.700 halle të qytetarëve kanë marrë zgjidhje pasi kanë dërguar vetëm një një mesazh në adresën shqipëriaqëduam.al.
Bilancin e 10 mujorit të platformës së bashkëqeverisjen e e publikon edhe kryeministri Edi Rama në faqjen e tij në Facebook.
Më të ndëshkuarit nga mos përgjigja në kohë e qytetarëve janë pjesë e administratës së ministrisë që ka patur edhe fluksin më të madh të kërkesave si Ministria e Drejtësisë. Numërohen 239 zyrtarë të identifikuar nga hetimi administrativ se nuk kanë zbatuar ligjin, nga 420 që janë në total nga të nënta ministritë.

Vendin e dytë e zë ministria e infrastrukturës dhe energjisë me 49. Në fund të listës është ministria e Brendshme me vetëm një të ndëshkuar.
Në nivel qendror është Bashkia e Tiranës që ka pritur numrin më të madh të ankesave, 806 ku 743 prej të cilave kanë marrë zgjidhje. Në total janë 2395 ankesa drejtuar 12 bashkive nga të cilat 2026 janë të përfunduara. Ata që janë ankuar më pak në platformën e bashkëqeverisjes janë banorët e Kukësit. 31, ku 26 prej të cilëve u është dhënë përgjigja përfundimtare.

Ky bilanc i përdoruesëve të platformës së bashkëqeverisjes duhet të rritet sipas kryeministrit Edi Rama duke e quajtur, shqiperiaqeduam.al fuqinë e përbashkët kundër parazitizmit e korrupsionit në zyrat e shërbimeve të shtetit për qytetarin./abcnews.al