Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanci i COVID-19 në Itali, ulet numri i viktimave, të infektuarve dhe shtruarve

schedule17:37 - 3 Qershor, 2021

schedule 17:37 - 3 Qershor, 2021

Sot në Itali janë regjistruar 1968 raste të reja me COVID-19 nga 97633 testime që janë kryer, ndërsa numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë është 59.

Numri i infektimeve ka pësuar ulje krahasuar me të mërkurën që ishin 2897. Po ashtu edhe numri i fataliteteve ka pësuar ulje. Sot u shënuan 3 humbje jete më pak se dje.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në Itali ka shkuar në 126342. Bilanci në njësitë e kujdesit intensiv ka pësuar një rënie me 41 pacientë mes hyrje daljeve./ Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!