Bilanc tragjik në Francë, mbi 1 000 persona humbin jetën nga koronavirusi brenda ditës

schedule20:59 - 3 Prill, 2020

schedule 20:59 - 3 Prill, 2020

Evropa është kthyer në një “vatër aktive” e koronavirusit me shifra shqetësuese që regjistrohen çdo ditë në vende si Italia, Spanja, Gjermania dhe Franca.

Në Francë, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një shifër rekord viktimash. Kështu, rezulton se brenda ditës, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 1,120 persona. Numri total i viktimave në vend shkon në 6,507, shkruan abcnews.al

Sa i përket numrit të të infektuarve, vetëm brenda 24 orëve të fundit, në vend janë konfirmuar 5,233 raste të reja. Numri total i të infektuarve shkon në 64,338, sipas worldometers.

Franca është vendi i katërt më i prekur në Evropë nga koronavirusi. Në gjendje më të rënduar situata paraqitet në Itali, Spanjë dhe Gjermani. /abcnews.al/