Bien rastet e reja në 24 orë në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 4 humbje jete

schedule18:06 - 9 Gusht, 2020

schedule 18:06 - 9 Gusht, 2020

Maqedonia e Veriut ka regjistruar ulje të rasteve të reja me koronavirus në 24 orë.

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar për 85 raste të konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit, nga 1188 teste të kryera në total.

Shpërndarja gjeografike të rasteve të reja është si vijon: në Shkup-32, në Kumanovë ka 9 raste të reja, Shtip-9, Dibër-3, Kërçovë-7, Gostivar-7, Manastir-4, Kavadar-6, si dhe nga një rast të ri ka në Tetovë, Prilep, Strumic, Demir Hisar dhe Vinicë.

Katër pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin, konkretisht një 72 vjeçar dhe një 84 vjeçar nga Shkupi, një 62 vjeçar nga Gostivari dhe një 66 vjeçar nga Shtipi.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 45 pacientë të shëruar.

Në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 11.839 persona. 7.664 pacientë janë shëruar ndërsa 527 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin. Për momentin ky vend numëron 3648 raste aktive me Covid-19./abcnews.al