Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori në Tiranë

schedule09:30 - 21 Maj, 2023

schedule 09:30 - 21 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë, ku një 50 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër.

50 vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!