Bie në humnerë kamioni, veprimi spektakolar i shoferit

schedule22:15 - 30 Maj, 2018

schedule 22:15 - 30 Maj, 2018

Një kamion ka dalë nga rruga në HEC-in e Moglicës, në Devoll të Korçës dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash në një përrua. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se kamion i përket firmës ndërtuese të hidrocentralit të Moglicës.

Për fat të mirë drejtuesi i kamioni me inicialet B.K nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi është hedhur nga mjeti përpara se sa ky i fundit të dilte nga rruga.

Lidhur me ngjarjen ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e saj./tvklan.al