Betohen kryetarët e rinj të bashkive në Divjakë, Korçë dhe Tepelenë

schedule15:24 - 30 Korrik, 2019

schedule 15:24 - 30 Korrik, 2019

Tre kryetar të rinj janë betuar këtë të martë dhe kanë nisur zyrtarisht detyrën në bashkitë përkatëse. Konstituimi u bë në Divjakë, Korçë dhe Tepelenë.

Fredi Kokoneshi u betua për herë të tretë në krye të Bashkisë Divjakë. Ndonëse në zgjedhje pa garë, ai u shpreh i keqardhur se do të donte një proces me rivalë, por kjo nuk ndryshon asgjë. Kurse zv/kryeministrin Erjon Braçe, dhe deputet i Divjakës, kërkoi të mos krijohet vakum nga disa kryetarë bashkiakë të opozitës të cilët nuk lirojnë zyrat.

Pas konstituimit të bashkive të Devollit Maliqit dhe Kolonjës, paraditen e së martës është konsituuar edhe këshilli bashkiak i Korçës. 41 këshilltarët e rinj, ku 33 janë të PS dhe pjesa tjetër të partive të vogla të koalicionit të majtë.  Sotiraq Filo, bëri betimin, duke marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit te të bashkisë për 4 vitet e ardhshëm.

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi u betua për mandatin e tretë të qeverisjes lokale. Në Durrës Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e gjyqtares së Shkallës së Pare Mimoza Margjeka lidhur me vërtetimin e mandatit të kryetares së bashkisë Valbona Sako.

Apeli ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke pushuar kështu çështjen kundrejt kryetares së re të Durrësit të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7