Betejë që duhet fituar me çdo çmim, City hap thesin për super avokatin

schedule18:16 - 22 Shkurt, 2020

schedule 18:16 - 22 Shkurt, 2020

Manchester City nuk mund të luajë në dy sezonet e ardhshme në kompeticionet europiane pas pezullimit nga UEFA, ndërsa është gjobitur dhe me 30 milion euro. Parregullsitë në FPF (fair-play financiar) qëlluan fatale për kampionët e Anglisë.

Gjithsesi, “Cityzens” nuk janë dorëzuar dhe do të apelojnë vendimin në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) në Lozanë. Drejtuesit e klubit duan të konfirmohen me çdo kusht të pafajshëm.

Ata ia kanë besuar këtë çështje një super avokati si David Pannick. The Mirror zbulon se ky studio ligjore e Pannick, një ndër më të mirat në Britani, do të paguhet me 20 mijë paund në… ditë! Një mbrojtje që kushton shumë dhe që konfirmon synimin e Manchester City për të fituar me çdo kusht këtë betejë. /abcnews.al