Abissnet Superiore hapi para dy ditësh siparin e këtij sezoni dhe do vazhdojë tashmë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Raundi i dytë është planifikuar nga FSHF të shtrihet në tre ditët e fundit të javës së ardhshme.
Gjithçka nis në “Elbasan Arena” me Dinamon, që luan ndeshjen e parë si pritëse në këtë rikthim dhe sfidon Laçin në orën 19:45. Kastrioti u mund sot, por ndaj kurbinasve mund të quhet test i vërtetë për skuadrën e Blendi Shkëmbit.
Laçi vjen nga mllefi i humbjes me Vllazninë dhe kërkon “të zbrazet” ndaj bluve të kryeqytetit. Më pas të shtunën luhen dy ndeshje të tjera. Në Korçë, në orën 16:45 Skënderbeu do provojë të bëjë autokritikë për humbjen ndaj Tiranës përballë një tjetër kryeqytetasje, Partizanit.
Tre orë më vonë luhet ajo që lirisht mund ta quajmë ndeshjen më të fortë të javës. Në Shkodër, Vllaznia do provojë të hakmerret ndaj Teutës për humbjen e dhimbshme në Superkupë. Edhe të dielën luhen tre ndeshje.
Në 13:34, në “Selman Stermasi”, Tirana sfidon debutuesit e Egnatias. Bardheblutë tentojnë vazhdimësinë e sukseseve pas “pokerit” me Skënderbeun, ndërsa Egnatia do provojë të bëjë dëme dhe të marrë pikët e para. /abcnews.al
ABISSNET SUPERIORE, Java 2
E premte
Ora 19:45 | Dinamo-Laçi
E shtunë
Ora 16:45 | Skënderbeu-Partizani
Ora 19:45 | Vllaznia-Teuta
E diel
Ora 13:45 | Tirana-Egnatia
Ora 16:45 | Kukësi-Kastrioti