Besnik Muçi rrëfen 4 mëkatet: Kolegji nuk ka kompetencë t’a largojë nga detyra

schedule15:37 - 21 Nëntor, 2019

schedule15:37 - 21 Nëntor, 2019

Kolegji i Posacëm i Apelimit vendosi që të shkarkojë nga detyra prokurorin Besnik Muçin, me detyrë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Muçi, e cilësoi të pavlefshëm vendimin e KPA, për sa kohë ai e kishte humbur statusin e prokurorit, që prej në momentit kur ka bërë betimin pranë Presidentit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Besnik Muçi iu referua Kushtetutës se republikes kur tha se Kolegji ska tagër për ta shkarkuar, pasi ai nuk ushtron me detyren e prokurorit, pasi ankimimi nga Komisioneri publik është bërë para se të merrte detyrën si antar i Gjykatës Kushtetuese.  Konkretisht Muçi iu referua dy neneve të Kushteteutës 128 dhe 130.

“Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur: a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale; b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje; c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit”.

“Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike, shtetërore, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohen kundrejt pagesës, me përjashtim të atyre të mësimdhënies, akademike dhe shkencore, sipas ligjit”.

Detyra e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese zgjati shumë pak, pasi nuk i kishte larë të gjitha hesapet me vettingun. Gjyqtari Muçi i mëshoi faktit se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore ne 17 vite karrierë si Prokuror, por renditi 4 mëkate.

Komisioneri publik ankimoi vendimin e KPK me argumentin se Muçi ndodhet në kushtet e mosdeklarimit të saktë të pasurisë, pasi nuk e justifikoi me prova bindëse .

Gjithashtu Kolegji i Posacëm i Apleimit  i deklasifikoi Besnik Muçit dokumentin sekret shtetëror, sipas të cilit ai kishte lidhje me biznesmenin Armando Lilo, i cili ishte i akuzuar për mos kallëzim krimi./abcnews.al