Bes Kallaku: Duhet të na shqetësojë më shumë përdhunimi, se ç’ndodh në SHBA

schedule09:28 - 3 Qershor, 2020

schedule 09:28 - 3 Qershor, 2020

Rasti i përdhunimit të një të miture nga një 65-vjeçar dhe 3 të tjerë, ka ngjallur reagime të ashpra publike. Lidhur me këtë ka shkruar dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, duke marrë shkas nga reagimet e shumë personazheve shqiptarë ndaj vdekjes së afro-amerikanit në SHBA, George Floyd.

Në një reagim në Instagram, aktori shkruan se ngjarja më e fundit që tronditi opinionin publik në vend duhet të na shqetësojë, përpara asaj që po ndodh në SHBA. “Me çfarë duhet të merremi në fakt, por na shqetëson më shumë se çfarë ndodh në Amerikë. O zot çfarë dënimi duhet të jepet!, shkruan Kallaku.

Ndërkohë, ditën e djeshme dhe Amarda Toska shkroi një status mbi reagimet e shumta të vipave shqiptarë, që u solidarizuan me fushatën “Black Live Matters”.

Shumë mirë që reagoni ndaj racizmit dhe mbani këtë qëndrim të drejtë, por duket më shumë si modë që ju pëlqen të ndiqni. Reagoni në fillim për përdhunimet dhe vrasjet që po ndodhin çdo ditë në vendin tonë, për vendosjen e drejtësisë, për shumë çështje të harruara etj.“, shkruante ajo. /abcnews.al