Berlini teston shërbimin urban falas

schedule16:18 - 14 Shkurt, 2018

schedule 16:18 - 14 Shkurt, 2018

Në Gjermani do të aplikohet transporti public falas për të luftuar ndotjen e ajrit. Sipas qeverisë gjermane, eksperimenti i cili do të jetë i përkohshëm, mund të shtrihet dhe në pesë qytete të tjera të vendit.

Qeveria gjermane mendon për të ofruar përkohësisht falas transportin publik në përpjekje për të luftuar ndotjen e ajrit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert, i cili konfirmoi se i është dërguar një letër dhe Brukselit nga Ministria e Ambientit në lidhje me këtë cështje. Në letër shkruhet për eksperimentimin e mundshëm në pesë qytete të mjeteve publike falas. Seibert konfirmoi se është më se i mundshëm një bashkëpunim mes parlamentit gjerman dhe bashkive për të bërë falas transportin publik, në mënyrë të përkohshme.

Ministria e Ambientit, ajo e transportit dhe zyra e kancelarisë kanë rënë dakord që eksperimenti të aplikohet dhe në pesë qytete të tjera përveç Berlinit, në Bonn, Essen, Manheim, Herrenberg dhe Reutlingen.
Berlini do të përpiqet të kufizojë kuotën e trafikut privat, pasi nuk janë arritur objektivat europiane për prodhimin e dioksidit të azotit. Për shkak të tejkalimit të kufirit për ndotjen e ajrit prej vitesh, Gjermania rrezikon një denoncim në Gjykatën Europiane të Drejtësisë./abcnews.al