Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha “vuan” për Veliajn/ Kreu i PD: Të dëgjohet në mbledhje për shkarkimin e tij

schedule15:18 - 22 Shtator, 2025

schedule 15:18 - 22 Shtator, 2025

Sali Berisha do t’i bëjë nderimin e fundit Erion Veliajt, para shkarkimit të tij nga Bashkia e Tiranës dhe politikë.

“Erion Veliaj ka bërë letër kërkesë që të dëgjohet. Këshilltarët tanë, të garantoj që do të votojnë që ai të dëgjohet. Nuk ka diskutim. Ajo është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet atij.”

Votat e doktorit do jenë për shkarkimin e Veliajt, por më shumë se to atij i intereson tani spektakli dhe diversioni me Edi Ramen.



“Ai do ta shndërrojë Erion Veliaj. Tani e ka kuptuar që gjithçka është vepër e Edi Ramës dhe ai e ka kuptuar këtë që Veliaj mund t’ia nxjerrë ato në shesh. Por në qoftë se Edi Rama nuk ka frikë nga Erion Veliaj, se i nxjerr krimet e tij, ta lërë të flasë aty.”

Doktori e ka të qartë, se Veliaj nesër ikën. Dhe para ka një hall të madh në PD, kandidatin. Doktori thotë se kandidatë s’ka, po s’kanë emra.

“PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit, e cila përbën kandidaten më të zezë në tërë historinë e qytetit të Tiranës. Po unë besoj se kandidatët nuk mund të jenë gjë tjetër veçse emra.”

Por kush e zgjedh kandidatin?

“Secili është i vetëdijshëm që zë kryesor për përzgjedhjen do të jetë PD.  Prandaj dhe pasi të ulemi me aleatët dhe partitë opozitare të tjera, aleatë në tërësi, të debatohet, të diskutohet, do të ua japim kandidatin.”

Dhe ashtu si me Bashkinë e Tiranës, opozita do të vijojë betejën edhe me parlamentin.

“Tani unë u garantoj ju se protesta dhe vetëm protesta është rruga e vetme që ka opozita për t’i imponuar këtij narkoregjimi ligjin dhe Kushtetutën.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!