Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha nuk do zgjedhje në Tiranë/ PD nuk ka ende kandidat për Bashkinë, vazhdon “avokatinë” e Veliajt

schedule15:11 - 25 Shtator, 2025

schedule 15:11 - 25 Shtator, 2025

Berisha e dredh, sepse nuk është gati për zgjedhjet e parakohshme të Tiranës. Nga mungesa e kandidatit, në momentin kur Këshilli i Ministrave vulosi shkarkimin, ai iu drejtua me një lutje të fundit Erion Veliajt.

“E dija unë, ska gjë te re. Noterizoi vendimin e këshillit bashkiak. Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe të ketë lehtësira. Një thirrje kam unë për avoketërit e tij, kur ne sulmonim nuk duhet të heshtnin, se nuk mbronin më Erionin që nuk duhet ta mbronit në atë kohë, por i dilni zot parimeve kushtetuese, i dilni zot kartës Europiane të Autonomisë Lokale.”

Doktori vetë e pranon se nuk ka një kandidat për Tiranën, ndaj i duhet më shumë kohë.

“Nuk duhet kurrë që degët apo gjethen të na pengojnë me pa trungun. Trungu është ky që them unë. Sot do nisim bisedimet për koalicionin, dmth se kemi fiks saktë ora apo minuta, por shpejt”

Rama parashikon fitore të PS në Tiranë, po Berisha?

“Unë kam parashikimin tim, farsat janë farsa dhe nuk janë zgjedhje. Unë thashë që ne nuk bojkotojmë.”

Por doktorit i duhet ta spostojë vëmendjen nga kryeqyteti.

“Kryefjalë sot është Aruba”

Aruba është një ishull i vogël holandez afër Venezuelës, që për doktorin ka shumë domethënie.

‘Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në Aruba. Interceptimet për arsye, ta themi politike, ndonëse i kanë emër për emër pjesëmarrësit qeveritarë në takim, nuk janë bërë publike. Por autori nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë ministra, zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës, dhe në mundësinë më të madhe, vetë Edi Rama.”

Po Berisha ku i ka provat?

“Ju kam treguar një foto, Edi Rama i rrethuar nga policë në Amsterdam, a Roterdam, Amsterdam. A ishte në udhëtim për në Aruba, ktë sdi ta them”

Rëndësi ka, që doktorit kjo i shkon me tezën që vetë beson, se Rama në SHBA më nuk shkon.

“A ka lidhje anulimi i vizitës së tij në SHBA me këto lidhje? Nuk e di, nuk mund të them. Por ajo që mund të them është se Edi Rama, pas Maduros, sot është i vetmi kryeministër i dokumentuar me lidhje direkte me organizatat narkoterroriste shqiptare dhe botërore.”

Në fakt, ngjashmërinë e vetme me Presidentin e Venezuelës në këtë rast, e ka Sali Berisha. Si doktori dhe Maduro janë të dy non grata nga SHBA, dhe të dy nuk e kalojnë dot oqeanin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!