Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Berisha, mercenarë të huaj për dhunën/ Beqiri: Të arrestuarit mund të jenë me kombësi serbe, Shkëlzen Berisha paguan ….

schedule23:29 - 9 Maj, 2026

schedule 23:29 - 9 Maj, 2026

Opozita mbajti të premten protestën e rradhës ku si në episodet e mëparshme grupi i zjarrit sulmoi me molotovë.

Avokati Idajet Beqiri akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka ardhur në pushtet me ndihmën e të huajve dhe se të arrestuarit italianë në protestë mund të jenë me kombësi serbe. Sipas Beqirit, grupet që përgatisin bomba molotov dhe komentuesit në rrjetet sociale financohen nga njerëz pranë familjes Berisha.

“Berisha kështu ka ardhur në pushtet, të gjithë këta që kanë pasur detyra të larta kanë marrë poste të larta dhe i kanë bërë gjëmën Shqipërisë, kanë ardhur me ndihmën e të huajve. Jam i bindur që kombësia e të arrestuarve italianë në protestë mund të jetë me kombesi serbe, sepse Saliu i ka raportet më të mira me ta. Ai që i merr, i paguan.



Askush nuk shkon në protestat e Saliut pa u paguar. Grupi i zjarrit që përgatit bombat marrin rroga të majme. Arka e familjes Berisha nuk mbaron, Shkëlzen Berisha paguan shtetasit e huaj. Edhe komentuesit në rrjetet sociale paguhen nga ai, fjalët e tyre janë serbe.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!