Ish kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi thotë se kryedemokrati Sali Berisha ka frikë nga gara brenda partisë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Elezi u shpreh se Berisha fiton kundrejt çdo kandidati, por ka frikë nga numrat, ku do dalë se atij i ka rënë mbështetja në parti.
Elezi shtoi se Berisha po bën akte të rënda tradhtie ndaj demokracisë.
“Doktori ka një frikë nga gara, nga numrat e garës. Në garën që isha kundër zotit Berisha, Flamuri bëri të gjitha poshtërsitë. Votimet ishin deri në orën 18:00, u shtynë deri në orën 20:00, futi rreth 17 mijë vota. Aty ka degjeneruar i gjithë mekanizmi. Berisha ka një kryesi, pa identitet. Është një Këshill Kombëtar i emëruar. Kur kam dalë përballë Sali Berishës, kam dalë për të thënë, ti nuk ke 44 mijë vota, por 23 mijë vota. Tregohet rënia e Sali Berishës në numër të madh. Është çështje karakteriale. Në këto kushte, ai dominon gjithçka, ai ka ushtrinë. E ka rritur rrethin e inkriminimit të njerëzve, që fusin duart në vota. Maliqi më doli mbi 1200 vota kur kishte 1200 fletë votimi. Berisha i frikësohet këtij fakti. Akti i fundit i asgjësimit të partisë, është kur e fut në partinë e familjes. Edhe Këshilli Kombëtar i 2022 u zgjidh nga familja. Po e bën me qëllim. Janë akte të rënda tradhtie”, theksoi ai./abcnews.al


