Një aksident me një të plagosur raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në Vlorë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Transballkanike” të qytetit.
Një automjet tip “Benz”, ka përplasur një person me biçikletë. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar në spital.
Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al



