“Benz”-i del nga rruga në Fier, ndërron jetë shoferja 19-vjeçare, plagoset pasagjeri

schedule00:02 - 28 Korrik, 2021

schedule 00:02 - 28 Korrik, 2021

Një aksident me pasojë vdekjen e një të reje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bypass-in e Fierit, në fshatin Pojan. Policia njofton se ka ndërruar jetë drejtuesja e një mjeti tip Benz, Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërsa ka mbetur i lënduar pasagjeri S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia. m.v/abcnews.al