Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri –Bashkimi Evropian, e cila hap zyrtarisht rrugën për fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.
Kreu i Shtetit e cilësoi atë si një tjetër moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.
“Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane”, theksoi Kreu i Shtetit në mesazh, duke uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme.
“Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”, shprehet Kreu i Shtetit për
“Sot, Shqipëria hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt familjes evropiane. Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE është një moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë. Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane.
Urime Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme! Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”, tha Begaj.


