Befasi! Mesfushori francez i shtrenjtë për PSG-në, përfiton… Milani

schedule22:37 - 27 Maj, 2020

schedule 22:37 - 27 Maj, 2020

Mesfushori i Chelsea, Tiemoue Bakayoko, ende nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Francezi aktualisht është pjesë e Monaco’s në Ligue 1, por klubi francez nuk është i gatshëm të paguajë kartonin e tij, që kushton plot 35 milionë euro.

Mediat francezë raportuan për një intersim të PSG-së për mesfushorin, por ata nuk mund ta përballojnë kartonin e tij. Kjo sepse klubi i Al-Khalafit do të blejë kartonin e Mauro Icardit. Sigurisht dhe kriza e Coronavirusit i ka dëmtuar arkat e klubeve, prandaj PSG-ja është fokusuar në transfermin e sulmuesit argjentinas.

Duke përjashtuar PSG-në, në garë për shërbimet e 25-vjeçarit janë West Ham dhe Milan. Londinezët janë gati t’i paguajnë klauzolën ekipit të Chelseas, por një rikthim në “San Siro” mund ta tundojë lojtarin. Prandaj në media flitet se kuqezinjtë janë favorit për transferimin e tij, por gjithçka do të zbulohet në ditët në vijim. /abcnews.al