Në Bruksel po zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila shënon një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, duke hapur rrugën për kalimin në fazën përmbyllëse të negociatave.
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria po hyn në një fazë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE, me fokus në mbylljen e negociatave dhe përmbushjen e objektivave përfundimtare.
“ Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën dhe vullnetin e Shqipërisë për mbylljen në 2027. Shqipëria duhet ta përdorë këtë energji pozitive për të ecur përpara, piketat përmbyllëse që ka rënë dakord BE janë sinjali i qartë që për progres të mëtejshëm.
Reformat mund të arrihen duke marrë në konsideratë të gjithë qytetarët, duhen harmonizuar me BE-në, më shumë se 90 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE. Kemi një rrugë të gjatë përpara, shfrytëzoni këtë moment për të kremtuar arritjen, ne po punojmë fort për zgjerimin, rezultatet janë këtu.
Në 11 vjet kemi mbyllur 5 kapituj, nga dhjetori 2024 dhe deri tani janë mbyllur 11 kapituj. Në të ardhmen do të arrijmë shifra më të larta në mbyllje, sa më shumë kapituj të mbyllen në rrugëtimin e anëtarësimit me Shqipërinë.”


