Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE nuk “dakordësohet” për Serbinë/ Nuk hapet kapitulli 3, Vuçiç: E prisnim

schedule18:09 - 9 Korrik, 2026

schedule 18:09 - 9 Korrik, 2026

8 shtete: Holanda, Suedia, Finlanda, Belgjika, Estonia, Lituania, Bullgaria dhe Kroacia refuzuan të mbështesin hapjen e kapitullit 3 të negociatave për Serbinë.

Në mbledhjen e ambasadorëve të BE-së, shtetet që dolën kundër,  argumentuan se Serbia ende nuk ka shënuar progres të mjaftueshëm në sundimin e ligjit, nuk i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe vijon të ngjallë dyshime lidhur me orientimin e saj strategjik.

Hapja e këtij grupkapitulli do të sillte zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë, të cilat kanë mbetur të ngrira që prej dhjetorit të vitit 2021.



Në fillim, shkaku kryesor i këtij bllokimi ishte refuzimi i Serbisë për t’u përafruar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Më vonë, si pengesë u shtuan edhe shqetësimet në rritje për gjendjen e sundimit të ligjit dhe standardet demokratike në vend.

Vetë Vuçiç deklaroi se një vendim i tillë ishte i pritshëm.

“Duhet të shqetësohemi më shumë se cilën rrugë ose hekurudhë të hapim, jo cilin grup. Nuk ka nevojë të shqetësohemi shumë, gjithçka është përafërsisht e pritshme”, tha ai pas njoftimit nga Brukseli.

Përpos lidhjeve me Moskën, Serbia kishte përfaqësuesit e tij përkrah Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Gjeorgjisë, Turqisë, Kinës, Pakistanit, Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera në ceremoninë mortore të liderit Iranian Khamenei.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!