BE: Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

schedule22:20 - 27 Tetor, 2020

schedule 22:20 - 27 Tetor, 2020

Bashkimi Evropian, ka deklaruar e Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të jetë pushtet paralel në Kosovë, dhe nuk do të miratojë ligjet e vete.

Peter Stano, zëdhënësi i shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borell, u shpreh se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Ne do t’i referoheshim deklaratës së ish-shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini më 6 maj 2016, në Kuvendin e Kosovës, ku ajo shpjegoi qartë pozicionin e BE”, deklaroi Stano.

Po ashtu ai theksoi se Mogherini ka deklaruar se Asociacioni do të krijohet brenda kornizës ekzistuese të ligjit dhe autoritetit të Kosovës.

Sakaq zëdhënësi i shefit të diplomacisë së BE-së deklaroi: “Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk do të jetë pushtet paralel në Kosovë dhe nuk do të miratojë ligjet e veta”, shkruajnë mediat në Kosovë.

/abcnews.al/